Inkurajimi i të drejtave sociale

Instituti për Politika Evropiane – EPI, organizoi prezantimin e raportit për të drejtave themelore të Agjencisë për të Drejtat Themelore të Bashkimit Evropian për vitin 2022, i cili u mbajt më 29 qershor 2022. me fillim nga ora 10:00, në Hotel “DoubleTree by Hilton” në Shkup. Ky është viti i tretë që EPI, si pjesë e FRANET, përgatit kontributin kombëtar për Maqedoninë e Veriut në këtë raport.

Fjalë hyrëse mbajtën zëvendësministri i Drejtësisë, z. Agim Nuhiu dhe drejtoresha e Institutit për Politika Evropiane – EPI, znj. Simonida Kacarska, si dhe Goran Miletic nga Serbia, përfaqësues i Civil Rights Defenders. Përveç prezantimit të gjetjeve, panelistët diskutuan edhe për fokusin kryesor tematik të këtij raporti – ndikimin e pandemisë në të drejtat sociale. Në panelin e diskutimit folën znj. Biljana Kotevska, znj. Nesime Salioska, znj. Gordana Lazetic dhe znj. Aleksandra Bogdanovska, moderuar nga znj. Uranija Pirovska.  Me ftesë të EPI,  prezencën e ka pasur edhe NEXT-EM dooel.