Transformimi dixhital dhe mundësi të reja për sipërmarrjen e grave

Platforma Kombëtare për Sipërmarrjen e Grave organizoi një Forum Rajonal mbi Transformimin Dixhital dhe Mundësitë e Reja për Gratë Sipërmarrëse, i cili u zhvillua më 15 qershor 2022. me fillim nga ora 12 në Hotel “Double Tree by Hilton” në Shkup.

Forumi ishte një mundësi e shkëlqyer për të dëgjuar praktikat e mira, programet dhe mundësitë që kontribuojnë në transformimin më të madh dixhital të sipërmarrjes së grave, gjegjësisht ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Forumin e hapi kryetarja znj. Valentina Disoska, ndërsa fjalën hyrëse mbajtën z. Orce Simov nga MCC dhe znj. Emilija Andonova, Fondacioni MIR, koordinatore e projektit, ndërsa moderatore ishte znj. Viktorija Mitrikeska. U mbajt një panel diskutimi ku morën pjesë znj. Vesna Ivanovska nga SEAVUS, znj. Aneta Antova Pesheva, kryetare e MASIT, znj. Florina Dzingova nga Akademia MZDS, znj. Makedonka Dimitrova, profesore, znj. Irena Georgiev FITR dhe znj. Orhideja Gjorgoska, këshilltare shtetërore për mundësi të barabarta. Në Forum morën pjesë një numër i madh përfaqësuesish nga shoqëria private, publike dhe civile. Në këtë event prezencën e kishte edhe NEXT-EM dooel.