Mbrojtje teknike dhe e integruar e të dhënave personale

Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis në partneritet me Konekt, organizoi një panel diskutimi “Çfarë mund të bëjmë për të mbrojtur më mirë të dhënat personale të qytetarëve” i cili u zhvillua më 15 qershor 2022. duke filluar nga ora 10 në Hotel Queens në Shkup.

Paneli diskutoi më shumë për sistemin e mbrojtjes së të dhënave personale në BE dhe vend, aktivitetet e planifikuara në kuadër të projektit “Mbrojtja teknike dhe e integruar e të dhënave personale – ndërtimi i një ekosistemi dixhital gjithëpërfshirës” dhe mundësitë për përfshirje në projekt. Gjithashtu, pjesëmarrësit patën mundësinë të ndajnë pikëpamjet dhe përvojat e tyre në lidhje me mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale. Në panel foli Z. Elvis Ali, përfaqësues i Delegacionit të Bashkimit Evropian. Në panelin e diskutimit morën pjesë aktive edhe znj. Emilija Ginoska nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe përfaqësuesit e Fondacionit Metamorfozis, znj. Vesna Radinovska dhe znj. Nikica Kusinikova nga Konekt. Me ftesë të Metamorfozës prezencën e ka pasur edhe NEXT-EM dooel.