Konferenca “Paraja, Media dhe Zgjedhjet”

Fondacioni Metamorfosis organizoi manifestimin “Paraja, Media dhe Zgjedhjet” i cili u mbajt në datat 28-29 tetor 2024, me fillim nga ora 10:00 në sallën Millennium I në Hotel Holiday Inn, Shkup. Ky aktivitet dy-ditor mblodhi së bashku ekspertë, politikanë dhe përfaqësues të shoqërisë civile për të eksploruar ndërveprimin mes parasë, medias dhe politikës në procesin zgjedhor. Temat kryesore të trajtuara janë sfidat e reklamave politike me pagesë, monitorimi i portaleve në internet gjatë fushatave zgjedhore dhe krahasimi i praktikave të financimit politik në një fushatë zgjedhore me standardet evropiane. Pjesëmarrësit morën informacion të vlefshëm për portretizimin e grave dhe barazinë gjinore në portalet e internetit, si dhe rolin e përfshirjes sociale në fushatën zgjedhore. Pjesëmarrësit patën mundësinë të marrin pjesë në sesione me tema të lidhura me portalet e internetit gjatë një fushate zgjedhore si reklamat politike me pagesë, monitorimi dhe përfshirja gjinore dhe sociale në zgjedhje. Kjo konferencë financohet nga Ambasada Britanike në Shkup. Prezencën e kishte edhe NEXT-EM dooel.