Konferenca: Institucionet Përgjegjëse

Instituti për Studime të Komunikimit (ICS) organizoi konferencën “Institucionet përgjegjëse përmes rritjes së transparencës dhe komunikimit politik”. Ngjarja u zhvillua më 4 dhjetor (e mërkurë) 2024 me fillim nga ora 12:30 në hotelin Holiday Inn, Shkup. Fjalë hyrëse në konferencë mbajtën Janeta Trajkoska, drejtoreshë e SHKB-së, Hristijan Mickoski, kryetar i Qeverisë së RSM-së dhe Daniel Filer, i Ngarkuar me Punë, Ambasada Britanike në Shkup. Konferenca hapi një debat për përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike dhe aktorëve politikë, duke përmirësuar standardet e komunikimit politik. Transparenca e institucioneve dhe komunikimi i hapur politik janë çelësi për ndërtimin e besimit mes qytetarëve dhe qeverisë. Kur institucionet në mënyrë të ndershme dhe të qartë ndajnë informacione për vendimet dhe aktivitetet e tyre, kjo u mundëson qytetarëve të informohen, të marrin pjesë në debate dhe të ndikojnë në vendimet që i prekin ata. Vëmendje e veçantë iu kushtua përgjegjësisë së aktorëve dhe institucioneve politike për komunikim të ndershëm dhe efektiv me publikun, veçanërisht në periudha të ndjeshme parazgjedhore dhe zgjedhore, si dhe rolit të medias në raportimin e proceseve politike. U zhvilluan 2 sesione ku folësit vendas dhe të huaj folën për ndikimin e dëmtimit të narrativave dhe rikthimin e besimit publik. Konferenca organizohet nga Instituti për Studime të Komunikimit në kuadër të projektit “Përdor faktet”, i cili mbështetet nga Ambasada Britanike në Shkup. Me ftesë të ICS, në këtë aktivitet ishte e pranishme edhe kompania NEXT-EM.