Samiti ekonomik i Maqedonisë 2015 – Maqedonia 2025
Me ftesë të Maqedonia 2025, NEKST-EM dooel mori pjesë në këtë eveniment, i cili u mbajt prej 18-20 nëntor në hotelin Aleksandar Palas. Ishte i organizuar për tu përfshirë numri më i madh i profesionistëve të rinj në diskutimet për zhvillimin ekonomik. Qëllimi ishte për ta inspiruar opinionin të mendojë në drejtim të biznesit, zhvillimin e liderizmit dhe vetbesimin për aftësitë dhe mundësitë e tyre.
Maqedonia 2025, veçanërisht mburret me faktin që më shumë se 400 njerëz morën pjesë në këtë ngjarje dhe e shfrytëzuan mundësinë për të mbledhur këshilla të rëndësishme prej folësve. Me shpresë se atë që e thanë Majk Zafirovski, Xhim Dan, Dr. Içak Adixhes, Lu Naumovski, Sonja Shmun dhe të tjerë, do të frymëzohen për të caktuar objektiva të mira dhe të njëjtit të realizohen e të përmbushen.
Në botën e sotme të hiperlidhjeve dhe rrjedhën e lirë të informatave, duke përfshirë edhe njohuritë, që njeriu për ta realizuar idenë e tij, duhet të thotë “mundem”!. Njerëzit që folën, në biseda me liderët realizojnë role që kërkojnë përgjegjësi të madhe dhe nivel të lartë të profesionalizmit. Këta janë njerëz që krijojnë vende pune, zhvillojnë infrastrukturë urbane, krijojnë kompani, e përmirësojnë kulturën nëpër organizata dhe zhvillojnë teknologji. Por, gjithsesi, secili prej tyre është i arritshëm për të gjithë! Prandaj, pa marrë parasysh sa e madhe ose e vogël është ideja, duhet të realizohet sepse është e rëndësishme!