Punëtorinë e Vizionare

Organizuar nga Strategjia nacionale zhvillimore, më 18 Mars 2022. duke filluar nga ora 10:00 në Hotel Alexander Palace në Shkup, u mbajtën punëtoritë e vizionare. Strategjia nacionale zhvillimore 2022-2042 është një dokument afatgjatë strategjik, i cili përmes një qasjeje inkluzive, analitike dhe participuese do të “prodhojë” një dokument apolitik, inkluziv, afatgjatë, zhvillimor, me prioritete të përcaktuara në interes të shoqërisë dhe shtetit.

Strategjia nacionale zhvillimore 2022-2042 do të paraqesë një dokument strategjik për zhvillimin e shtetit tonë në 20 vitet e ardhshme dhe do të jetë koncenzual, mbipartiak, ndëretnik, dhe gjithëpërfshirës gjinor dhe social. Përmes tij synojmë që të krijojmë një të ardhme të shtetit tonë në të cilën çdokush është i mirëseardhur që të marrë pjesë, pa marrë parasysh moshën, gjininë, qytetin, përkatësinë etnike ose fetare. Në Punëtorinë  morën pjesë pothuajse 200 qytetarë ndër të cilat përfaqësues të sektorit civil, institucioneve publike, sektorit të biznesit, profesorë, studentë dhe nxënës të shkollës së mesme, përfaqësues të grupeve të margjinalizuara dhe vulnerabile të qytetarëve. Në punëtorinë mori pjesë edhe zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi i cili dërgoi mesazh motivues se pikërisht njerëzit dhe idetë dhe vizionet e tyre janë pasuria më e madhe e shtetit tonë. Përgatitja e Strategjia nacionale zhvillimore 2022 – 2042 është një proces nacionale, koordinator kryesor i të cilit është Qeveria me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Shkup, UN_MK dhe UNDP MK, por procesi përfshin edhe shumë aktorë të tjerë nacionale, natyrisht edhe qytetarët. NEXT-EM dooel gjithashtu mori pjesë aktive në aktivitet në fushën e infrastrukturës, teknologjive të informacionit dhe komunikimit.