Punëtori për ngritjen e kapaciteteve të grave sipërmarrëse
Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në bashkëpunim me Platformën Kombëtare për Ndërmarrësi të Grave organizuan punëtorinë njëditore për ngritjen e kapaciteteve të grave ndërmarrëse, e cila u mbajt më 04.12.2023, me fillim nga ora 10:00 në Hotel Arka në Shkup. Për tre muajt e fundit, PNUD-i ka punuar në një analizë që do të përcaktojë pengesat, mangësitë sistemike dhe problemet me të cilat ballafaqohen gratë sipërmarrëse në themelimin e kompanive të tyre dhe zhvillimin e biznesit të tyre, veçanërisht në fushën e prodhimit të gjelbër dhe me efikasitet energjetik. Analiza është bërë në konsultim të gjerë me aktorë të ndryshëm, gra sipërmarrëse dhe organizata që janë pjesë e eko sistemit në të cilin veprojnë gratë sipërmarrëse. Në bazë të gjetjeve të kësaj analize është zhvilluar një program për ngritjen e kapaciteteve të grave sipërmarrëse. Për këtë qëllim, u organizua kjo punëtori njëditore e fokusuar në dixhitalizimin, financat dhe çmimet, ekonominë rrethore, financimin e gjelbër dhe se si Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm mund të ndihmojnë në zhvillimin e bizneseve dhe sektorit privat. Trajnimi u udhëhoq nga z.Aleskandar Celeski, Konsulent Nacional, në të cilin mori pjesë edhe NEXT-EM dooel.