Panel diskutimi mbi sipërmarrjen e grave

Me ftesë të Maqedonisë 2025, NEXT-EM mori pjesë në një panel diskutim mbi “Gratë sipërmarrëse dhe ekspertë kanadezë: Mentorim, zhvillim dhe qëndrueshmëri” organizuar nga organizata ndërkombëtare joqeveritare Maqedoni 2025. Ngjarja u mbajt në DoubleTree nga Hilton Skopje në orën 11:00.

Ndër folësit kryesorë në panel diskutimi ishin: N.E. Kati Chaba – Ambasador i Kanadasë në Serbi, Maqedoni dhe Mal të Zi; Jennifer Lavois – Këshilltar i CESO SACO nga Kanadaja, Nadine Copf – Këshilltare e CESO SACO nga Kanadaja, Denis Jones – Këshilltare e CESO SACO nga Kanadaja si dhe përfaqësues të disa organizatave të njohura të grave nga Maqedonia. Qëllimi afatgjatë i projektit është të forcojë sipërmarrjen e grave dhe barazinë gjinore në Maqedoni, nëpërmjet rritjes së vetëqëndrueshmërisë dhe stabilitetit financiar të shoqatave të grave në fjalë.