![]() |
IT tehnologija shkom perpara, ne e ndjekim. Juve ju mbetet te na ndiqni neve. Me ne beni hap perpara! |
Paneli diskutoi më shumë për sistemin e mbrojtjes së të dhënave personale në BE dhe vend, aktivitetet e planifikuara në kuadër të projektit “Mbrojtja teknike dhe e integruar e të dhënave personale – ndërtimi i një ekosistemi dixhital gjithëpërfshirës” dhe mundësitë për përfshirje në projekt. Gjithashtu, pjesëmarrësit patën mundësinë të ndajnë pikëpamjet dhe përvojat e tyre në lidhje me mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale. Në panel foli Z. Elvis Ali, përfaqësues i Delegacionit të Bashkimit Evropian. Në panelin e diskutimit morën pjesë aktive edhe znj. Emilija Ginoska nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe përfaqësuesit e Fondacionit Metamorfozis, znj. Vesna Radinovska dhe znj. Nikica Kusinikova nga Konekt. Me ftesë të Metamorfozës prezencën e ka pasur edhe NEXT-EM dooel.
|
|||
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |