![]() |
IT tehnologija shkom perpara, ne e ndjekim. Juve ju mbetet te na ndiqni neve. Me ne beni hap perpara! |
Titulli i konferencës "Sfidat për shoqërinë Gigabit"me temat e diskutuara ishte: Sesioni 1 - Sfidat rregullatore, Sesioni 2 - 5G, Sesioni 3 - Siguria Kibernetike dhe Sesioni 4 – Broadband. Titulli i konferencës "Sfidat për shoqërinë Gigabit" sugjeron një nxitje për një sërë veprimesh në rrjetin e organeve rregullatore për të rritur bashkëpunimin dhe për të përmirësuar punën. Persona të njohur u ftuan nga institucionet maqedonase dhe ndërkombëtare, duke përfshirë zyrtarët e qeverisë, organet rregullatore, operatorët, kompanitë e tjera, si dhe figurat kryesore në tregun maqedonas dhe global të komunikimeve elektronike. Kjo konferencë u hap nga Drejtori i Agjencisë për Komunikime Elektronike, z. Jeton Akiku, fjalën përshëndetëse e mbajti edhe Ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, z. Admirim Aliti. Konferenca ofroi një platformë të shkëlqyeshme për një dialog kuptimplotë ndërmjet të gjithë aktorëve dhe një bazë të shkëlqyeshme për shkëmbimin e pikëpamjeve mbi tema me interes të përbashkët përmes shkëmbimit të njohurive dhe përvojës. NEXT-EM gjithashtu mori pjesë në mënyrë aktive. |
|||
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |