![]() |
IT tehnologija shkom perpara, ne e ndjekim. Juve ju mbetet te na ndiqni neve. Me ne beni hap perpara! |
Në ditën e parë të Samitit Vjetor për Gratë Sipërmarrëse, u ndanë për herë të parë Çmimet për sipërmarrësit më të suksesshëm në kompanitë e vogla dhe të mesme nën kujdesin institucional të Ministrisë së Ekonomisë. Gjatë ditës u mbajtën dy panel diskutime me pjesëmarrjen e personaliteteve eminente nga vendi dhe jashtë vendit, duke përfshirë Drejtoreshën Ekzekutive Gabriela Kostovska Bogoeska e Fondacionit për Menaxhment dhe Kërkime Industriale, U mbajtën takime B2B mes grave sipërmarrëse të cilat janë një faktor i rëndësishëm në rrjetëzimin dhe inkurajimin e zhvillimit të botës së biznesit të grave. Në ditën e dytë të Samitit të Parë, në Panelin e Tretë diskutimi me temën: “Programet dhe instrumentet për financimin e sipërmarrjes së grave” paneliste ishin: Tanja Ilijevska, Udhëheqëse e Sektorit për Planifikim Strategjik, Analizë dhe Programe për Mbështetjen e Sektorit Privat në Fondin për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Jumin Ademi, Këshilltar Shtetëror për Ndërmarrësi dhe Konkurrencë të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Ministrinë e Ekonomisë, Goce Georgievski, shef i Departamentit të Zhvillimit Rural në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujit, Maja Stolevska-Kostadinovsk, Koordinatore Rajonale e Këshillit Ndërkombëtar për Ballkanin Perëndimor në BERZH dhe Igor Andreev, përshpejtues, drejtor i Qendrës Kërkimore Rajonale Vardar. Në ditën e dytë të Samitit pati punëtori të dobishme për menaxhim financiar, trajner i të cilëve ishte Goran Zafirovski, si dhe Igor Madzov, trajner për kompanitë Startup, qasje në financa, tema kryesore me interes për ndërmarrësit. NEXT-EM dooel gjithashtu mori pjesë aktive në këtë ngjarje. |
|||
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |