![]() |
IT tehnologija shkom perpara, ne e ndjekim. Juve ju mbetet te na ndiqni neve. Me ne beni hap perpara! |
Shërbim të plotë për monitorimin dhe menaxhimin e disponueshmërisë së shërbimeve
Sot në botën e internetit ( online ) cdo ndalesë të punës në web faqen tuaj janë para të humbura, e rrit numrin e konsumatorëve të pakënaqur dhe shpenzimin e burimeve të panevojshme për marketing. Hartimi dhe zbatimi i një strukture të qëndrueshme teknike është e rëndësishme, por shpesh gjërat mund të dalin jashtë kontrollit. Kompanitë serioze që janë të pranishme në tregun e këtij biznesi kanë nevojë për një zgjidhje të monitorimit që në çast mund të zbulojë ndërprerjet e çdo lloji dhe ta njoftojë ekipin operativ i cili për një kohë sa më të shkurtër kohore do të zgjidhë problemin. NEXT-EM në bashkëpunim me PANOPTA ofron një shërbim të plotë për monitorimin dhe menaxhimin e ndërprerjeve të sistemit për biznesin tuaj dhe ofruesit e shërbimeve të cilët kërkojnë zbulimin e shpejtë dhe vigjilent. Ne ju ofrojmë zgjidhje të plotë se si të gjendeni me ndërprerjet eventuale në atë që ekipi juaj është e pajisur me mjete për të lehtësuar dhe për të shmangur ndërprerjet e ardhshme që mund të ndodhin. Me këtë funksionalitet në masë të madhe rritet prania juaj. Shërbim i avancuar i monitorimitWeb faqet e sotme janë duke u bërë më komplekse, dinamike duke ndryshuar përmbajtjen që kanë të bëjnë me përmbajtje nga burime të shumta, duke i ruajtur web-mail shërbimit, bisedat dhe mekanizmat e tjera të komunikimit. Çdo element i kësaj infrastrukture duhet të monitorohet për t'u siguruar detektimi i ndërprerjeve të mundshme që mund të paraqiten . Paneli i kontrollit i lejon konfigurimin dhe monitorimin e të dhënave në kohë reale duke e bërë atë lehtë pa marrë parasysh nëse është një apo qindra serverë. Njoftim inteligjent për ndërprerjenKur detektohet ndërprerja, menjëherë konfirmohen kontrollet nga vende të ndryshme gjeografike që të shmangen alarme të rreme. Pasi të konfirmohet ndërprerje, sistemi për informim aktivizohet dhe i njofton të gjithë për problemin e ndodhur . Ndryshe nga sistemet e tjera ku konsumatorët marrin një mesazh e-mail, sistemi ynë punon në mënyrë më komplekse dhe i informon të gjithë konsumatorët e nevojshëm gjersa të evitohet ndërprerja . Paneli i kontrollit mundëson krijimin e linjës për prezantim nga dëshira për të kontrolluar të dhënat e nevojshme për klientin. Çdo linjë prezantimi në mënyrë eksplicite mund të konfigurohet për cilin dhe në çfarë kohe duhet të lajmërojë për ndërprerjen përkatëse. Linja e sfondit (interface) ju lejon të shihni saktësisht si duket orari dhe nëse ka nevojë të bëhen ndryshime të nevojshme . Menaxhimi i ndërprerjesPër të menaxhuar me ndërprejret , sidomos kur është fjala për sistem me vlera të larta, mund të humbet shumë kohë dhe shpesh ndodh që kjo të rezultojë me shfrytëzimin e resurseve kyçe të NEXT-EM në bashkëpunim me PANOPTA , të cilat , plotësisht e ekipojnë ekipin tuaj me vegla dhe mjete informatike dhe komunikative që të funksionojë në mënyrë sa më efektive deri sa të zgjidhet ndërpreja . Outage logs është vegël e cila përdoret për kontrollin e të gjitha informatave. Gjatë kohës së ndërprerjes
Gjëja e parë që është e nevojshme kur kemi të bëjmë me ndërprerje të papritura është informata . Qendra Komanduese për Ndërprerje (OMCC) mundëson konsolidimin e ndërfaqes së ndërprerjeve në të cilën jepet informacion në lidhje me problemin në tërësi. Ky sistem ofron një vlerësim të saktë të situatës aktuale, duke ofruar rezultatet e detajuara dhe një pasqyrë të qartë të burimeve në dispozicion. Gjëja e dytë që ju duhet është vegla për komunikim e cila shumë do ti ndihmojë ekipit tuaj OMCC është vend qendror, ku ekipi ballafaqohet gjatë ndërprerjeve dhe bëeht koordinim për tiu përgjigjur problemit . OMCC është i përbërë nga disa forma të komunikimit:
Të gjithë bisedat dhe mesazhet e postës elektronike i bashkangjiten veglës Outage me çka i tërër ekipi gjithnjë është në rrjedha të ngjarjeve . I gjithë ekipi përqëndrohet në zgjidhjen e problemit dhe për çdo ditë përditësoht situata . Përdorimi i këtyre veglave është shumë i lehtë dhe janë të orientuara për punë ekipore me çka ndihmojnë që në mënyrë sa më të lehtë dhe efektive të zgjidhen problemet me ndërprejret e mundhsme .
Pas mbarimit të ndërprerjesPasi të zbulohet ndërprerja , e rëndëesishme është që problemi të zgjidhet në mënyrë profesionale me çka nuk do të lejohet që i njëjti problem të paraqitet sërish në të ardhmen . Shpesh ndodh që problemi i njëjtë të paraqitet përsëri , a si rezuëtat i kësaj mund të jetë humbja e të dhënave dhe detajeve të rëndësishme . Prandaj është e nevojshme të parandalohet ndërprerja e njëjtë me çka do të përmirësohet prania online bë përgjithësi . Për fat të mirë, kur ekipi e përdor OMCC të gjitha detajet e së kaluarës janë në dispozicion dhe mund të përdoren përsëri . Outage logs i arkivon në formë të përhershme për testim , a do të jetë e nevojshme brenda ditës së nesërme apo pas 6 muajsh , nëse paraqitet problem i ngjashëm . Nisma - fillimiAktivizimi i serverit për monitorim online , është shumë i thjeshtë . E gjithë infrastuktura është e bazuar dhe është në disponim nëpërmjet internetit . Me ndihmën e regjistrimit nëpërmjet internetit dhe konfigurimit për monitorim , të gjithë të interesuarit mund të kenë qasje për një kohë shumë të shkurtër. |
|||||||||||||||||||||
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |