Konferenca "E-Socience.mk - Institucionet e Hapura dhe Përgjegjësia"

Për herë të 15-të radhazi, Fondacioni për Internet dhe Shoqëri, Metamorphosis po organizon konferencën ndërkombëtare “e-Socience.mk”. Konferenca u mbajt më 27 dhe 28 nëntor 2019 në Hotel Holiday Inn në Shkup nga ora 10:00 – 15:00, me të pranishëm NEXT-EM dooel. Konferenca është ngjarje përfundimtare e projektit katër vjeçar ACTION SEE (Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore), në të cilin 7 organizata nga Ballkani Perëndimor dhe Mbretëria e Bashkuar i bashkuan përpjekjet e tyre për të promovuar dhe siguruar përgjegjshmëri dhe transparencë të autoriteteve në rajonin e Evropës Juglindore.

Qëllimi kryesor i projektit është rritja e përfshirjes së shoqërisë civile dhe organizatave mediatike në proceset e vendimmarrjes dhe krijimit të opinionit publik dhe hartimit të politikave, si dhe ngritja e kapaciteteve të shoqërive civile për të zgjidhur probleme të ndjeshme. Në konferencë morën pjesë përfaqësues të institucioneve të Ballkanit Perëndimor, shoqërisë civile dhe organizatave të mediave, si dhe individë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Në këtë aktivitet, përfaqësues të institucioneve, organizatave të mediave dhe sektorit civil debatuan dhe diskutuan në disa seanca të ndara. Disa punëtori u mbajtën si pjesë e konferencës.