Dizajn dhe teknologji të reja për një të ardhme të qëndrueshme
Konferenca me temë “Dizajni dhe teknologjitë e reja për një të ardhme të qëndrueshme” organizuar nga Ambasada e R. Italia dhe ITA- Agjencia Italiane Tregtare Shkup, në kuadër të Ditës Italiane të Dizajnit, u mbajt të mërkurën, më 23 mars, me fillim nga ora 10.00, në Hotel Alexander Palace Shkup.
Konferencën e hapi Ambasadori i Italia H.E. Andrea Silvestri dhe Prof. Dr. Ognen Marina, Dekan i Fakultetit të Arkitekturës në Shkup. Këtë vit, edicioni i 6-të i Ditës Italiane të Dizajnit, synoi të prezantojë teknologji të reja për të përmirësuar cilësinë e jetës në zonat urbane, “të gjelbra”, “të zgjuara” dhe inovative për transportin urban, menaxhimin e trafikut, maksimizimin e efikasitetit të energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit. Për këtë qëllim, kompanitë më eminente italiane prezantuan produktet dhe teknologjitë e tyre, si Iveco – Z. Andrea Ciommi, Enea – Z. Andrea Lazari, Systematica – Z. Giovanni Bottini dhe Sace – Z. Ozgur Dural. NEXT-EM dooel gjithashtu mori pjesë në konferencë.