AEK – Takimi i parë publik për vitin 2014.

Me ftesë të Agjencisë së Komunikimeve Elektronike, NEXT-EM LLC mori pjesë në Takimin e Parë Publik për vitin 2014. që u zhvillua më 22 maj 2014. duke filluar nga ora 10:00. në godinën e re administrative të AEK – Salla e Biznesit.
Agjencia për Komunikime Elektronike ka prezantuar një rregullore të re për internet më të shpejtë për përdoruesit.

Është planifikuar që të gjithë abonentët të kenë akses në internet me një shpejtësi prej 30 Mb për sekondë dhe 50% e abonentëve do të pajisen me internet me mbi 100 Mb për sekondë që nga viti 2020.
Agjencia për Komunikime Elektronike ka paralajmëruar ndëshkime rigoroze për operatorët celularë, shërbimet e të cilëve për përdoruesit janë të cilësisë më të keqe se sa parashikohet në kontratat e abonimit. Matjet e AEK-ut treguan se situata është veçanërisht shqetësuese në fushën e internetit në celular.
Në të ardhmen, AEK do të koordinojë edhe ndërtimin e rrjetit të infrastrukturës nëntokësore.